Kjo është mosha e të vdekurve nga Covid, kryeson Prishtina

15:18 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Katërmbëdhjetë (14) të vdekur është bilanci brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nga virusi korona.

Mosha po vazhdon të jetë e treta, të moshuarit, kurse Prishtina po prin nga komunat me fatalitete, shkruan portali arbresh.info

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç).

Gjithashtu 560 infektime të reja janë regjistruar në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.469./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme