Google ADS

Kjo është mosha e gjashtë viktimave të fundit nga COVID-19 në Kosovë

15:14 | 2 Shkurt 2022
A Z

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit gjashtë persona kanë humbur jetën.

Sipas njoftimit, personat të cilët humbën jetën i takojnë moshave si më poshtë:

Një nga ta i moshës mbi 80 vjet, tre prej tyre 70-79 dhe dy të tjerë nga mosha 60 deri në 69.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.783.672 doza të vaksinës.

Deri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 82.751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 12.259 testime, 2.590 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996.

Në total numri i rasteve aktive është 33.538./arbresh.info/

Të ngjashme