Kjo është mosha e fëmijëve që humbën jetën në Milloshevë

17:58 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Dy fëmijë sot kanë humbur jetën në liqenin artificial në Milloshevë.

Pas orës 17:00 është nxjerrë edhe trupi i dytë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Policisë fëmijët ishin rreth moshës 9 dhe 12-vjeçare si dhe kishin lidhje familjare.

“Rreth orës 17:10 njësitë për kërkim shpëtim të FSK-së kanë arritur ta nxjerrin edhe fëmijën e dytë. Kanë bërë të pamundurën që fëmijët t’i nxjerrin dhe t’i shpëtojnë, por fatkeqësisht dy fëmijë kanë humbur jetën dhe është konstatuar vdekja nga ekipet mjekësore. Informatat e para deri në këto momente janë se bëhet fjalë për fëmijë nga 9 deri në 12 vjeç, sipas këtyre informacioneve fëmijët kanë lidhje familjare”, ka deklaruar Kelani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme