Google ADS

Kjo është mënyra si duhet të aplikojnë mediet e Prishtinës për të përfituar fond nga komuna

19:18 | 26 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Komuna e Prishtinës ka ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për mediet të cilat janë të regjistruara në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se tashmë është ndarë fondi prej 100 mijë eurosh për mediet të cilat janë të regjistruara në Prishtinë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se ky vendim është marrë për shkak se disa medie kanë rrezikuar të mbyllen gjatë periudhës së pandemisë, shkruan lajmi.net.

Ahmeti ka bërë të ditur se fondi prej 100 mijë eurosh do të ndahet në tri kategori bazuar në numrin e punëtorëve që kanë mediet.

Ai po ashtu ka publikuar edhe kushtet që mediet duhet t’i plotësojnë në mënyrë që të jenë përfituese të këtij fondi.

Njoftimi i plotë i Ahmeti, pa ndërhyrje:

Shumë media kanë rrezikuar mbylljen për shkak të pandemisë. Mediat që mbahen nga reklamat e bizneseve me humbjen e bizneseve do të mbyllen. Ato të pavarurat më së shumti.

Ne si Komunë mendojmë që mediat janë ndër elementet me të rëndësishme të demokracisë. Kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër posaqërisht ato që kritikojnë.

Ne kemi vendosur që mediat me bazë/zyre/lokacion në Prishtinë të ndihmohen me një fond prej 100,000 euro. Nesër bëhet thirrje ku mediat ndahen në tri kategori bazuar në numrin e punëtorëve që kanë nën 8 (tetë) punëtorë, nga 8-50 punëtorë dhe mbi 50 punëtorë.

Bazuar në numrin e mediave në Komunën tonë kjo nuk është ndihmë e madhe por mund ti shpëtojë disa mediume që ashtu kështu mezi mbijetojnë.

Mediat duhet të plotësojnë këto kushte:

Të jenë të regjistruar ne Komunën e Prishtinës,
Të funksionojnë si media profesionale dhe të jenë të regjistruara në institucionet përkatëse (Komisioni i Pavarur për Media)
Pasqyrat financiare,
Vërtetimi i pagesës së kontributeve pensionale të punëtorëve
Komisioni do të ketë shumicën përfaqësues të mediave e jo të Komunës.

Ndoshta nuk ka nevojë ta themi, por ndihmën mund ta marrin edhe kritikuesit më të mëdhenj të Komunës. Sic ka thënë Michael Moore kur kishte ndihmuar financiarisht webfaqen më kritikuese ndaj tij që të mos mbyllet – pa juve nuk do të kishte interesim për punën tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme