Avokati mbrojtës i aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët sot u dënuan me 21 vjet burgim në Gjykatën Themelore të Prishtinës për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, Tomë Gashi ka publikuar vendimin për masën e paraburgimit ndaj tyre.
Sipas vendimit, Frashër Krasniqi është dënuar më 8 vjet burg, Atdhe Arifi me 6 vjet, Adea Batusha është dënuar me 2 vjet ndërkaq, Egzon Arifi me 5 vite e 6 muaj, shkruan arbresh.info.
Nga të katër këta, vetëm Adea Batusha është në liri, ka bërë të ditur avokati Gashi.
Aktivistët ishin akuzuar se në gusht të vitit 2016, kishin sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...