‘Indeksonline’ merr vesh se në listën prej 100 kandidatëve për deputetë, 73 kandidatë do të jenë nga partia e Haradinajt dhe 33 kandidatë nga partia e Limajt.
Po ashtu, këto burime njoftojnë se në dhjetëshen e parë AAK do të ketë gjashtë kandidatë, ndërsa Nisma katër. Bartës i listës dhe kandidat për kryeministër nga ky koalicion do të jetë ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Këto dy parti janë në pritje qe ky koalicion parazgjedhor të zgjerohet edhe më tutje.
Mësohet se këto dy subjekte janë duke diskutuar me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe subjekte tjera më të vogla.
Të hapur ata janë treguar edhe për përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 ose 18 qershor.
Zgjedhjet erdhën si rezultat i mocionit të mosbesimit për Qeverinë “Mustafa” të iniciuar nga kreu i Nismës, Fatmir Limaj.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...