Amazon ka përditësuar kopertinës e librit biografik për presidenin e Kosovës, Hashim Thaçi, i shkruar nga gazetarët e famshëm të prestizgjioozë “Times”, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
Duket se kjo do të jetë kopertina përfundimtare e libirit, i cili përmban jetën private, por edhe rrugëtimin e gjatë politik të Thacit.
Në përshkrimin e libirt, postuar nga “Amazon” shkruan se në një periudhë kur angazhimi ushtarak perëndimor ka toleruar sektarizmin e dhunshëm në terrorizëm global dhe është bërë katalizator për eksodin më të madh të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në vitin1999 mbetet një shembull unik dhe i shkëlqyeshëm i një procesi që çoi në një transicion paqësor nga lufta e egër etnike në demokraci moderne.
“Më pak se njëzet vjet më parë, një udhëheqës shqiptar etnik i ri i studentëve, Hashim Thaçi, udhëhoqi një revolucion kundër Sllobodan Millosheviqit, tiranit serb me forcën më të madhe ushtarake në Evropë, dhe e bindi Perëndimin që ta bombardojë Beogradin jashtë Kosovës”, thuhet në parathënie të këtij përshkimi.
Bombardimet ajrore sipas autorëve të librit çuan te një periudhë paqeje të pakrahasueshme në Ballkan, të cilën liderët perëndimorë, që më pas kërkuan të përmbysnin tiranitë e tjera në vende të huaja, do t’i shihnin si një model i rrallë i suksesit.
“Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, e udhëhequr nga Toni Bleri dhe Bill Kllintoni, rezultoi në demokraci dhe në sundim të ligjit”, thuhet në përshkrimin që i bëhet librit. Në fund thuhet se ky libër është tregimi i suksesit të rrallë të ndërhyrjes ushtarake perëndimore dhe biografisë së parë të presidentit të Kosovës – vendit më të ri në Evropë. Libri me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me rreth 320 faqe, ai pritet të botohet në muajin shkurt.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...