Komuna e Kaçanikut e cila ka mbi 33 mijë banorë ende deri më sot nuk ka të infektuar asnjë qytetarë me coronavirus.
Besim Ilazi, kryetar i komunës së Kaçanikut, tha se komuna e Kaçanikut është e mobilizuar për menaxhimin e pandemisë Covid19.
“Deri më tani fatmirëshisht në Kaçanik ende nuk kemi asnjë rast të konfirmuar në Kaçanik dhe urojmë të mos kemi asnjë rast as në Kaçanik e as në Kosovë”, tha ai në RTK.
Ai bëri me dije se qytetarët i kanë zbatuar rekomandimet e IKShPK-së për të qëndruar në shtpi. “Tani jemi të rrethuar nga 3 komunat që kanë të infektuar qytetarët me Covid, siç janë: Ferizaj, Viti dhe Hani i Elezit,”, tha ai.
Ilazi bëri me dije se për orarin e ri presin informata të reja sot nga institucionet qendrore.
Sipas tij problem është orari. “Kemi fshat që është larg veq për të shkuar me 1.5 orë dhe kjo do të jetë problem,”, tha ai.
I pari i komunës vlerësoi se në këtë komunë do të jetë problem me çështjet sociale e ekonomike.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...