Kjo javë pritet të jetë vendimtare për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kryesia e Kuvendit sot e ka në rend dite këtë marrëveshje, përderisa nesër kryeministrat e Kosovës dhe të Malit të Zi do t’i diskutojnë modalitetet e mundshme që Demarkacioni të kalojë në Kuvend
Këtë javë pritet që përfundimisht të bëhet e ditur se çfarë do të ndodhë me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi: nëse do të votohet (e të rinegociohet më pas), të rrëzohet në Kuvend apo të vazhdojë të mbetet pezull.
Fati i kësaj marrëveshjeje (e nënshkruar para më shumë se dy vjetësh) pritet të përcaktohet së shpejti. Kryesia e Kuvendit do ta mbajë mbledhjen e radhës sot, me ç’rast do ta shqyrtojë edhe këtë marrëveshje.
Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme pritet të vijë për vizitë në Kosovë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, shkruan tutje “Zëri”.
Por, meqë dy kryeministrat qëndrimet e kundërta të tyre karshi kësaj marrëveshjeje i ripërsëritën edhe para dy ditësh, gjasat që të gjendet një zgjidhje e përbashkët po shkojnë duke u venitur. Përfaqësuesit e AAK-së kanë deklaruar sërish se ky subjekt nuk do ta mbështesë versionin aktual të Demarkacionit.
E pos dallimeve mes palës kosovare e asaj të Malit të Zi, kundërshti në qëndrime ka edhe brenda vetë Qeverisë.
Përderisa kryeministri Haradinaj po vazhdon të shprehet kundër variantit të tanishëm të Marrëveshjes, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tashmë ka nisur së angazhuari për një zgjidhje të re, e cila sipas analistëve politikë ka pasur mundësi të dalë frytdhënëse./Zëri/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...