Gjendja shëndetësore e 21 vjeçarit, i cili u godit me mjet të mprehtë sonte rreth orës 20:00 në lagjen Emshir të Prishtinës, është jashtë rrezikut për jetë.
Kështu tha për arbresh.info mjekut kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora.
Ai, ka thënë se personi në fjalë ishte goditur me boks të hekurit
“Ai është goditur me mjete të forta në kokë, është duke u punuar plaga dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë dhe pritet që pas trajtimit të shkoj në shtëpi”, është shprehur Bajgora.
Ndryshe, sonte rreth orës 20:00 një person ka mbetur i plagosur pas goditjes me mjete të forta si pasojë e përfshirjes së tij në një rrahje që ka ndodhur në një lagje të Prishtinës.
Policia e Kosovës, rajoni i Prishtinës ka bërë të ditur se rrahja ka ndodhur në lagjen Emshir të Prishtinës rreth orës 20:00, ku ka mbetur i lënduar një person 21 vjeçar,
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se lidhur me këtë rast, janë arrestuar tre persona.
“Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në lagjen Emshir në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrit që lidhur me këtë rast të arrestojnë tre perona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...