Është plagosur me armë zjarri një person dje në Hajvali.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja të armës së zjarrit.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.
Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar (i mitur) i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./Arbresh.info