Doktoresha kujdestare në Emergjencën e Prishtinës, Krenare Makolli ka folur për gjendjen shëndetësore të pacientit të therur me thikë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Ajo bëri të ditur se gjendja e pacientit është stabile dhe pas pak minutash do të lirohet nga spitali.
“Pacienti është në gjendje stabile, është pranuar rreth 2 orë më parë, janë kryer të gjitha ekzaminimet, janë përpunuar plagët, me konsultat me mjek, kemi vendosur ta lirojmë dhe është në gjendje stabile. Për momentin e kemi ende në hapësirat e qendrën emergjente, është në përfundim të procedurave dhe raporteve mjekësoire dhe për disa minutash do të lirohet”, u shpreh ajo në Klan Kosova.
Doktoresha tha se i plagosuri kishte një plagë në pjesën e shpinës.
“Ka një plagë që gjendet në pjesën e shpinës, rreth unalzave, janë kryer egzaminimet radiologjike dhe ato të thella, plaga është përpunuar dhe nuk është rezultuar se ka ndonjë lëndim serioz dhe për disa minuta do të jetë i lirë”, tha Makolli.
Tutje, ajo shtoi se disa e sotme ka qenë e mbingarkuar me pacientë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...