Policia speciale e Kosovës është duke vazhduar që të qëndrojë në Veri, por edhe serbët kanë vazhduar të vënë bllokada në Zveçan dhe Jarinjë.
Derisa në orët e vona qytetarët kanë postuar video të ndryshme nëpër rrjetet sociale ku shihet se në këtë vend ende ka grupe serbesh që sillen për rreth urës së ibrit.
Ndërkohë, në mbrëmje portali Metro ka raportuar se serbët e kanë bllokuar rrugën në Rudare në Zveçan.
Në këtë rrugë ka pasur barrikadime edhe gjatë vitit 2011 dhe 2012 ku ishin vënë barrikada. Kjo nuk është një gjë e re pasi që shpeshherë ka ndodhur që në këtë rrugë të vendosen bllokada.
I njëjti portal ka shkruar se disa qindra serb janë mbledhur edhe në vendin që njihet si “kryqi i Jarinjës”.
Serbët janë ende të tronditur nga arrestimin i Marko Gjuric, që njihet edhe si drejtor i ashtuquajtur për Zyrën për Kosovën dhe Metohinë në Qërverisë së Serbisë.
https://www.facebook.com/MitrovicaSot/videos/1313359865431331/