Google ADS

Kjo është gjendja e të plagosurit pas gjuajtës me armë sonte në Prishtinë

23:10 | 12 Shkurt 2022
S D

Personi që u plagos sonte në Prishtinë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet që të futet në sallën e operimit, shkruan arbresh.info.

Mjeku kujdestarë, Avdush Bajgora e ka konfirmuar lajmin për arbresh.info, ku tha se viktima është lënduar në pjesën abdominale dhe në këmbë.

“Po, unë jam duke u kujdes, dhe është në gjendje të rëndë. Ka lëndime në pjesën abdominale dhe në këmbë. Tash po pritet që të futet në sallën e operimit”, tha Bajgora.

Ndryshe, lidhur me këtë ngjarje, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, I.I, mashkull 33 vjeç.

Gjuajtje me armë në Prishtinë, lëndohet një person

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme