Vazhdon të jetë i shtrirë në spital Milazim Murtai, 34 vjeçari nga Medvegja që u plagos me armë zjarri nga një polic serb që punon në pikën kufitare Medvegjë- Kamenicë, shkruan arbresh.info.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Ferat Sallahu ka thënë për arbresh.info se gjendja e tij është stabile por mund të ketë përkeqësime për shkak të plagës që ka marrë në pjesën abdominale.
“Në orët e mbrëmjes është pranu pacienti si rast urgjent me armë të zjarrit. Është intervenuar në sallën kirurgjike dhe është kryer me sukses. Gjendja e pacientit është stabile”
“Për momentin pacienti po ndihet më mirë në krahasim në gjendjen në pranim”.
“Tek lëndimet me armë zjarri mundësia për komplikim është e madhe. Por besojmë që qendra e tij nuk do të keqësohet. Lëndimi më I madh është lëndimi I zorrëve”, tha Sallahu.
Sipas këshilltarit Komunal të Medvegjës, Florim Sahiti, Policia serbe sot ka plagosur rëndë Milazim Muratin nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës.
Sahiti, në një deklarim për portalin LuginaLajm, ka theksuar se 34 vjeçari Murati, është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë, ku Milazimi ishte i punësuar si roje mali, derisa nuk precizon, nëse ka qenë i punësuar nga institucionet e Kosovës, apo ato të Serbisë.
Florim Sahiti, ka sqaruar se plagosja e Milazim Muratit ka ndodh nga policia lokale dhe jo nga ajo njësitit të xhandarmerisë, duke mos përmend shkaqet e ngjarjes së sotme./arbresh.info/
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese