Kjo është gjendja e 11 vjeçarit që mbeti i plagosur në Shtërpcë, flet nëna e tij

13:37 | 7 Janar 2023
A. B.

Të premten në Shtërpcë janë plagosur dy të rinj, shtetas të Republikës së Kosovës. Stefan Stojanoviq 11 vjeç dhe Milan Stojanoviq 21 vjeç. Ata kanë marrë trajtim mjekësor dhe tani gjendja e tyre është e mirë.

Këtë e ka konfirmuar nëna e Stefanit, Zorica Stojanoviq, e cila ka folur për “telegraf.rs”.

Ajo ka treguar se Zorani ndihet më mirë dhe se po e merr terapinë e nevojshme.

“Ndihet mirë dhe po merr terapi, tani ishin edhe gazetarët dhe kryetari Dalibor. Aty ishin edhe disa persona të tjerë, por nuk ua di emrat. E kanë filluar terapinë, nuk e di kur do të na lënë nesër apo pasnesër, tani për tani është më mirë. Gjithçka e ka duruar heroikisht, kur vijnë kamerat emocionohet, është i vogël, por shpresoj që trauma të kalojë pas pak” ka thënë ajo për “telegraf.rs”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme