Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës me vendet fqinje, edhe sonte vazhdon të ketë fluks të madh të automjeteve.
Bashkatdhetarët të cilët ishin në Kosovë për t’i kaluar pushimet e verës tashmë kanë nisur të kthehen në vendet e Evropës Perëndimore. Kjo ka bërë që në disa pika kufitare të krijohen kolona të gjata të veturave.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 20:14), pritjet më të gjata janë në Merdar, për dalje nga Kosova. Në këtë pikëkalim kufitar pritjet janë deri në 4 orë për të dalë nga Kosova, ndërsa 15-20 minuta për të hyrë.
Kolona të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, ku për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në dy orë.
Ndërsa, në vendkalimin kufitar në Muçibabë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 2 orë e për të hyrë vetëm 10 minuta.
Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova janë edhe në Jarinje, ndërsa një orë në Bërnjak dhe gjysmë orë në Mutivodë./arbresh.info
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...