Google ADS

Kjo është ftesa e “kukullës” së Vladimir Putinit për presidentin Thaçi

23:38 | 24 Qershor 2019
L G

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, i ka çuar një ftesë zyrtare presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Megjithatë, Thaçit askund nuk i është referuar si president.

Republika e Kosovës, të cilën Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh si shtet të pavarur, është ftuar me fusnotë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Kështu ka bërë të ditur sot vetë Dodik, teksa ka folur para gazetarëve.

Ai ka thënë se kjo ftesë nuk i ishte dedikuar Thaçit si president i Republikës së Kosovës.

Ftesa, që Dodik ia ka dërguar Thaçit, tashmë është bërë publike – dhe konfirmon deklaratën e Dodikut, se Thaçi s’është cilësuar president.

Dodik tha se Thaçi  mund të marrë pjesë si përfaqësues i Prishtinës në këtë Samit, pra me fusnotë, ashtu siç edhe e pranojnë shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur.

“Nëse do të vijë si Prishtinë dhe nën fusnotë, le të vijë. Nëse kjo nuk është problem për të, pse duhet të jetë për ne”, u shpreh Dodik para gazetarëve.

 

Por, ai shoi se të gjithë të ftuarit e tjerë janë thirrur si krerë shtetesh.

 

“E kam bërë shumë të qartë qëndrimin tim për Thaçin dhe ai ka për ta kuptuar se Kosova është pjesë e integruar e Serbisë. Nëse pajtohet të vij me fusnotë, atëherë lë ta bëj”, u shpreh Dodik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme