Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pas takimit me përfaqësuesit e BQK dhe Trustit dhe Ministren e Financave, Hykmete Bajrami tha se qytetarët aplikimin për tërheqje mund ta bëjnë të premten në ora 15:00
“Nga informatat që morëm është se të gjitha përgatitjet janë bërë, në mes dy institucioneve, të premten pasdite hapet sistemi për aplikim ne trust ne ora 15:00”, tha Hoti, raporton portali arbresh.info
E nga Trusti thonë se aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë.
“Trusti në koordinim me BQK jemi në bashkëpunim po punojmë intensivisht, sot lansohet faqja e re, aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Çdo javë do mundohemi të bëjmë pagesë të vjetër, sistemi është gati dhe detyrat do të përmbushen siç parashihen me ligj”, tha ai.
Ndërsa përfaqësuesi nga Banka Qendrore e Kosovës tha se të gjitha procedurat janë të gatshme, pas marrëveshjeve që kjo bankë ka nënshkruar me Trustin.
“BQK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim të llogarive bankare janë bërë testimet dhe gjithçka është ne rregull. E ri konfirmojmë pozicionin tonë se i mbështesim politikat e qeverisë, te sigurohemi që rritja ekonomike të jetë më e shpejtë”./arbresh.info/
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”