Ka filluar dëshminë, dëshmitarja e parë në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, Zdenka Pumper, e angazhuar në Zyrën e Prokurorit të Specializuar nga vera e vitit 2016.
“Jam koordinatore e hetimit. Detyrat e mija janë që të intervistoj dëshmitar, të përgatis plane të punës për prokurorinë, të analizoj prova”, deklaroi Pomper.
Pomper ka qenë oficer policie në Austri deri në vitin 2008, në rolin e hetueses. Ajo ka punuar edhe institucione ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara apo Bashkimin Evropian.
“Unë kam koordinuar kontrollin, kërkimin që ka ndodhur në OVL të UÇK-së dhe kam përpunuar një pjesë të mirë të provave, në veçanti materialet e sekuestruara në paketën 1,2 dhe 3”, deklaroi Pomper.
“Paketa 1 e sekuestruar më 8 shtator 2020, paketa dy me datën 17, dhe paketa tre me datë 22.”
Mbrojtja e Gucatit u ankua se nuk u janë dhënë me kohë prova të caktuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në lidhje me dëshminë e dëshmitares, duke cilësuar se po i bëhet bisht kësaj çështje.
Nga ana tjetër prokuroria i ka cilësuar si të pabazuara kundërshtimet derisa i ka kërkuar mbrotjtes të reagojë në momentin kur përmenden provat e përmendura.
Pavarësisht këtyre diskutimeve, trupi gjykues ftoi dëshmitaren për të dhënë dëshminë e saj.
Dëshmitarja do të merret në pyetje për disa ditë, dhe fillimisht do të merret në pyetje nga prokuroria, mbrojta e viktimave dhe më pas nga mbrojtja.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse në gjykimin kundër, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më shtatë tetor, kur edhe ka filluar gjykimi ndaj tyre.
Më 15 korrik 2021, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Çarls Smith III, Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (rezervë) në Trupin Gjykues II.
Gucati dhe Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Aktakuza ndaj këtyre dyve është konfirmuar më 11 dhjetor 2020 dhe është publikuar më 14 dhjetor 2020, ndërsa një aktakuzë e korrigjuar u parashtrua më 5 korrik, kurse ajo me më pak redaktime më 4 tetor 2021.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, njoftojnë Dhomat e Specializuara.
Krerët e OVL UÇK-së ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.
“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”./arbresh.info/
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...