Ekipi i delegacionit të Kosovës po qëndron në Washington D.C., ku sot e nesër do të zhvillojë takime bilaterale me delegacionin e Serbisë.
Takimi i tre dhe katër shtatorit në Shtëpinë e Bardhë po cillësohet si një takim historike për shtetin e Kosovës kështu duke quan në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti para takimit me delegacionin e Serbisë në Washington ka thënë se pritjet nga takimi i sotëm janë shumë pozitive.
Ai tutje ka shtuar se marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik është hap pozitiv nga i cili mund të arrihet njohja reciproke.
“Sot fillojmë me shumë pozitivitet takimin në Shtëpinë e Bardhë, diskutuam projektet e zhvillimit ekonomik mes të dyja vendeve. Pritjet i kemi jashtëzakonisht pozitive. Do të keni informata sapo të kryejmë raundin e parë të takimit. Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç se për njohje reciproke. Unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve me Serbinë dhe që është vetë njohja reciproke”, ka thënë ai.
Ndryshe nga Hoti, Presidenti serb Aleksader Vuçiq, para takimit në e Shtëpisë së Bardhë ku do të zhvillohen negociatat Kosovë -Serbi ,me ndërmjetësim të SHBA’së ka thënë se deklaratat e “zyrtarëe shqiptarë që flasin për njohje të Kosovës” janë arrogante.
“Jemi disa metra larg Shtëpisë së Bardhë dhe për disa minuta fillon takimi i rëndësishëm me delegacionin e Prishtinës nën ombrellën e Presidentit Trump, ky nuk do të jetë një takim i lehtë për ne. Për çdo rast ne jemi gati!. Do të japim gjithçka nga vetja që të arrijmë kompromis për temat ekonomike” ka thënë shefi i shtetit serb.
Nikoqirë të takimit do të jenë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell./Arbresh.info/
Bashota: Nuk e di nëse Kadri Veseli ka pasur ndonjë zëvendës...
Putin ka planifikuar një vizitë në Indi
Dhjetëra të vdekur nga përleshjet në një ndeshje futbolli në...
Begaj kujton Rugovën: Sot 80 vite më parë, Kosova lindi pres...
Presidentja Osmani pranon dhuratë skulpturën e ish-president...
Tahiri i AAK-së liston “dështimet” e Qeverisë Kurti