Është caktuar data për inaugurimin e autostradës Prishtinë – Shkup. Kjo është bërë e ditur sot në mbledhjen e 99’të, të Qeverisë së Kosovës nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, përcjell Express.
Sipas njoftimit të dërguar nga Qeveria e Kosovës, për pikat që u biseduan e miratuan në mbledhjen e 99’të, të Qeverisë, u tha se kryeministri i Kosovës, kishte pyetur për afatin e përfundimit të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.
Data e inaugurimit është 29 maj.
“…Kryeministri ka marrë përgjigje nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, se inaugurimi i kësaj rruge është planifikuar të ndodhë më 29 maj, ndërsa për përmbushjen e obligimeve të pagesave nga ministria, është duke u përgatitur raporti i cili do të prezantohet para kabinetit qeveritar shumë shpejt’, thuhet në njoftim.
Në këtë mbledhje të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje gjithashtu për të gjitha institucionet e Kosovës që kanë qenë të angazhuara në riatdhesimin e shtetasve kosovarë nga vatrat e luftës në Siri.
Në këtë kontekst ka falënderuar edhe mbështetjen e qeverisë amerikane në realizimin e suksesshëm të këtij operacioni. Kryeministri Haradinaj po ashtu ka vlerësuar se institucionet kanë përmbushur obligimet veta kushtetuese ndaj qytetarëve të vet dhe do të vazhdojnë të trajtojnë me seriozitet risocializimin e të kthyerve në shoqërinë tonë.
Kryeministri Haradinaj ka theksuar gjithashtu edhe faktin se Kosova është pjesë e koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër terrorizmit dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në këtë drejtim.
Pjesë e mbledhjes ishte edhe miratimi i Udhëzimit Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve. Plotësim ndryshimet e udhëzimit rregullojnë mundësinë stimuluese të regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë të gruas dhe burrit në të drejtën e pronës së paluajtshme të përbashkët.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës ka miratuar me tri vendime të veçanta nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe nismën për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë.
Me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit është bërë emërimi i zëvendësdrejtorit të shërbimeve operative në Agjencinë e Navigimit Ajror të Kosovës, z.Valimir Hylenaj, për një mandat 5- vjeçar.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar kabinetin qeveritar me gjendjen e vështirë financiare të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Mitrovicë, e cila po shkaktohet kryesisht nga mosrealizimi inkasimit të të hyrave nga Mitrovica e veriut.
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...