Driton Gashi, i cili sot është emëruar Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), më parë ka qenë Sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme në kohën sa ishte ministër Bajram Rexhepi.
Gashi dikur ishte këshilltar politik i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajazitit, ndërsa më vonë në mandatin e Bajram Rexhepit ai ishte bërë drejtor i Departamentit për Siguri Publike në këtë ministri.
Sa ishte ministër Zenun Pajaziti, Gashi ka qenë konsulent i jashtëm, por më vonë u bë pjesë e kabinetit të tij.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 5 qershorit të 2013-s asokohe e kishte emëruar Gashin si Sekretar të Përgjithshëm në MPB.
Tash Driton Gashi do ta mbajë pozitën e shefit të AKI-së pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Agron Selimaj.
Dorëheqja e tij erdhi pas provokimeve të Serbisë më trenin në veri.
Emri: Driton
Mbiemri: Gashi
Data e lindjes: 30. 08. 1977
Vendlindja: Prishtinë
Gjendja civile: I martuar
Edukimi:
• Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Prishtinë;
• 2001- 2004: Fakulteti për shkenca politike-Universiteti i Prishtinës;
• 2010 – 2012: master në Shkenca Politike, South East Europian University Maqedoni.
Përvoja e Punës:
• Tetor 2010 – qershor 2013 – Drejtor i Departamentit për Siguri Publike MPB;
• Qershor 2008 – tetor 2010- Këshilltar i UNDP në MPB për çështje të anti-trafikimit;
• Shkurt deri qershor 2008- konsulent i UNDP për Strategjinë anti-trafikim me qenie njerëzore;
•Tetor 2005- shkurt 2008- Zyrtar i lartë për Siguri Publike-Zyra e Kryeministrit;
• Korrik 2004-shkurt 2005-Zëvendësdrejtor për hulumtime kualitative të opinionit publik- Qendra për Studime Politike;
•Qershor 2002 –shkurt 2003- Asistent i Shefit të Grupit Parlamentar-Kuvendi i Kosovës.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...