Enver Hoxhaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, do të jetë kandidat i partisë për kryeministër.
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe ka vendosur që Hoxhaj të jetë kandidat për shef të Qeverisë në zgjedhjet të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh.
PDK ka mbetur pa kryetar, prej kur Kadri Veseli u arrestua nën akuzën për krime lufte dhe po mbahet në Hagë, shkruan Arbresh.info.
Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese doli me vendim se votimi i Qeverisë së Avdullah Hotit është jokushtetues, pasi aty ka votuar deputeti Etem Arifi, i dënuar me burg.
Por kush është Enver Hoxhaj?
Arbresh.info, sjell një pjesë nga biografia e tij:
Enver Hoxhaj është një nga politikanët më aktivë të Kosovës në dhjetë vjetët e fundit. Ka ushtruar detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme fillimisht nga viti (2011-2014) dhe më pas nga muaji Maj i vitit 2016 deri më 2 Gusht, 2017, duke luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacisë bilaterale dhe multilaterale të Kosovës.
Enver Hoxhaj, në qeverinë Haradinaj ka shërbyer si zëvendëskryeministër, duke përfaqësuar PDK-në, në qeveri.
Njeherit ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës për bisedimet Kosovë-Serbi.
Në të kaluarën Hoxhaj ka shërbyer si ministër i Arsimit (2008-2011), ku është angazhuar në modernizimin e arsimit pas pavarësimit të vendit, si dhe ka shërbyer si deputet në katër legjislatura, ndërsa së fundi ishte kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme (2014-2016).
Hoxhaj ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet për statusin final të Kosovës (2005-2007), të udhëhequra nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti, Martti Ahtisaari, Enver Hoxhaj ishte pjesë e delegacionit kosovar në të gjitha takimet. Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithëpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.
Hoxhaj ka mbaruar studimet e doktoraturës për histori dhe politikë në Universitetin e Vjenës, duke ndjekur ligjërata në drejtimet e shkencave të historisë dhe politikes. Pas hulumtimeve të gjata nga viti 1994-2000 në Universitetin e Vjenës, Berlinit, Munihut, Romës, Bolonjës, Firences dhe Parisit, mbrojti me sukses temën e doktoraturës.
Gjatë qëndrimit të tij në Austri, ka qenë bashkëpunëtor shkencor i Universitetit të Vjenës dhe udhëheqës i ekipit hulumtues për Ballkanin në Ludëig Boltzmann Institut für Menschenrechte (1996-2000). Gjatë viteve 2003-2004 ka qenë bashkëpunëtor shkencor (felloë) në London School of Economics –Center for Study of the Global Governance.
Ai, ka botuar punime shkencore në gjuhën angleze, gjermane dhe shqipe për çështje të etnicitetit, nacionalizmit, identitetit dhe të konflikteve etnike.
Gjithashtu, ka mbajtur ligjërata të ndryshme në shumë universitete të botës, si në University of Oxford, University College of London, Johns Hopkins University, Columbia University etj.
Flet dhe shkruan rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe serbo-kroatishte. Jeton në Prishtinë, me gruan Remzie, djalin Liri dhe vajzën Lea.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...