Zgjedhjet lokale të 22 tetorit konfirmuan se Kuvendi komunal i Prishtinës do të përfaqësohet edhe nga katër asamblistë nga radhët e AKR-së.
Një ndër ta është Arbenita Murseli e cila është femra më e votuar e AKR-së me mbi 300 vota. Murseli është magjistër i shkencave ekonomike, njëherësh kandidate për doktoratë në Universitetin Evropian të Tiranës, poashtu edhe gazetare e diplomuar.
Për besimin që i dhanë qytetarët e Prishtinës asamblistja Arbenita Murseli i ka falënderuar përmes një postimi në facebook.
“Tashmë edhe zyrtarisht femra asambleiste më e votuar e AKR-së në kuvendin komunal të Prishtinës. Një falenderim dhe mirënjohje pafund për 311 votuesit e mi për besimin e madh që ti përfaqësoj për katër vitet e ardhshme. Pa ju do e kisha të pamundur që ta jetësoj ëndrrën time që ti kontribuoj me shpirt e zemër kryeqytetit tim që më dha ato që sot i përfaqësoj me krenari: sinqeritetin, besimin dhe transparencën. E po me këto unë do të jem prezente ne kuvendin komunal rë Prishtinës duke qenë zëri i të gjithë qytetarëve të mi. Tashmë po fillon një kapitull i ri për Prishtinën. Faleminderit pafund!” u shpreh në profilin e saj në facebook Arbenita.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet