Ish gazetarja dhe anëtarja më e re e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra në një intervistë në Info Magazinë ka folur për aderimin e saj në PDK, ku ka thënë se ka qenë Kadri Veseli ai që e ka bindu ti bashkohet partisë më të madhe në vend,raporton arbresh.info
“Kam vendosur ta bëj këtë gjë sepse kjo parti më ofroi hapësirë. Unë nuk kam kërkuar post ministror. As nuk do të futem në listën zgjedhore. Kam kërkuar vetëm hapësirë, e cila më është premtuar – për të realizuar kauzat e mia personale, në të mirë të këtij vendi. Unë do të jem po ky zë kritik, por tash brenda Partisë Demokratike të Kosovës; më e madhja në vend. Është e pamoralshme që unë të kryqëzohem meqë kam vendosur që ta bëj këtë hap”.
Xharra ka thënë se nuk ka bërë gazetari për famë e as për emër.
“Unë kam dhënë qëndrim për secilën parti politike. PDK-ja vazhdon të jetë partia më e madhe dhe Kadri Veseli ka dhënë sinjale se do ta ndryshojë. Ka afruar rreth vetes njerëz kredibil me të kaluar të pastër”, ka shtuar Xharra.
“Dua të sjell frymë të re në politikë. Do ta vazhdoj të kritikoj edhe nga brenda. Për më shumë, Kadri Veseli ka treguar agjendë pro-perëndimore. Ai ka nisur ta kritikojë edhe partinë e tij, si edhe ta reformojë”.
Arbana Xharra përmendi edhe sukseset e ministrav të Partisë Demokratike të Kosovës siç janë Memli Krasniqi, Blerand Stavileci, Dhurata Hoxha, Mimoza Ahmetaj.
Ajo përmendi edhe dialogun me Beogradin ku e ka quajtur se ky dialog është i dështuar.
Ajo shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të përdor temën e demarakcionit për të hyrë në pushtet.
“Unë kam dal në protesta me ta bashkë me fëmijët e mij në protestat e organziuar nga kjo parti për korrupsion por nuk e përkrahi temën e demarkacionit sepse kjo temë është një kartë për të hyrë në pushtet“, tha Xharra./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...