Kjo është arsyeja e vendosjes së shenjave të gjelbërta nëpër trotuare të Prishtinës

08:15 | 19 Korrik 2022
K.B

Ka disa ditë që në trotuare të Prishtinës janë vendosur disa shenja të gjelbërta në formë rrethore.

Arsyeja e vendosjes së tyre është bienalja nomade evropiane “Manifesta” që këtë vit do të mbahet në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bëri të ditur se secili shenjëzim ju drejton në njërin nga 25 lokacionet e “Manifestës”.

Nga 23 korriku, të gjitha rrugët ju çojnë në bienalen më të madhe të artit dhe arkitekturës ne botë, që sivjet kemi kënaqësinë ta kemi në Prishtinë!”, ka shkruar ai në Facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme