Kjo është arsyeja e shkarkimit të Bordit të Infrakos-it

15:11 | 28 Shkurt 2020
M. A.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka shkarkuar Bordin e Hekurudhave “Infrakos” me propozim të ministres së Ekonomisë Rozeta Hajdari.

Ministrja Hajdari, para kabinetit qeveritar ka thënë se arsyeja e shkarkimit është sepse bordi ka dështuar të merrte masa ndaj kryeshefit, Agron Thaçi, i akuzuar për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës “, që ka të bëjë me dëmtimin e pronës.

“Prokuroria ka ngritur Aktakuzë ndaj kryeshefit ekzekutiv Agron Thaçit për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar, prandaj ne kërkojmë shkarkimin e Bordit. Ligji i punës e lejon pezullimin kur fillojnë procedurat penale ndaj tij”, tha Hajdari.

“Me 8 janar 2020 njësia I ka kërkuar bordit të Infakosit të hetoj kryeshefin për shkelje. Me 17 janar 2020 bordi ka njoftuar se ka shqyrtuar rastin por nuk dëshirojnë të interesojmë por dëshirojnë të prasin përfundimi e procesit penal para së të  marr masa ndaj Thaçit. Mirëpo bordi nuk ka pse të pres. Ligji e detyron bordin të kërkoj hetime të menjëhershëm dhe të shkarkoj kryeshefin. Bordi ka vonuar pa arsye përmbushjen e detyrimeve ligjore” ishte arsyeja e ministres për këtë propozim.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme