Ende nuk është bërë zyrtare, por ATK është duke planifikuar të ndryshojë gjithë sistemin për dorëzimin e kuponëve fiskalë.
Sipas zyrtarëve, me modelin e ri që po pritet të hyjë në fuqi nga tremujori i ardhshëm, plikot me kuponët e mbledhur do të zgjidhen në një format lotarie.
Valentina Bytyqi-Sefa nga ATK, në një prononcim për arbresh.info ka thënë se arsyeja që po bëhen këto ndryshime është për të zvogëluar kërkesën e qytetarëve pasi që sipas saj numri i qytetarëve është vazhdimisht në rritje dhe ka mungesë të stafit.
“ATK-ja për të vazhduar tutje me formën aktuale është e pamundur, pasi që interesimi i qytetarëve është vazhdimisht në rritje, dhe për verifikimin e një numri kaq të madh të plikove duhet staf shtesë, po ashtu edhe mjete financiare”, tha Bytyqi
Sipas saj, kjo mënyrë është më e lehtë dhe më e favorshme për qytetarët.
“Në fakt ende nuk është zyrtarizu kalimi në platformën e re të nxitjes së qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskalë. Mirëpo, jemi duke punuar rreth finalizimit të formës së re e cila konsiderojmë se sot të edhe me e lehtë dhe me e favorshme për qytetarët”, thotë ajo.
Ndërsa, qytetarët nuk e kanë pritur mirë këtë lajm. Ata thonë se më nuk do të mbledhin kuponë fiskalë.
Që nga fillimi i kësaj kampanje e deri më tani numri i qytetarëve të cilëve u janë përcjell plikot për rimbursim është 1,117,141 ndërsa shuma e rimbursuar deri më tani është 20,662,860.00 euro./Arbresh.info/M.Avdimetaj
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...