Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se një pacient i moshës 26 vjeçare, të cilit i ishte shfaqur një masë tumorale, ngjitur për aortën abdominale dhe te vena kaven, është operuar me sukses në Klinikën e Urologjisë të QKUK-së.
Sipas një njoftimi të SHSKUK-së në ‘facebook’, operimi është bërë nga ekipi i Klinikës së Urologjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët dhe stafin përcjellës, shkruan arbresh.info
Pacienti ishte operuar me herët nga tumori në testise dhe pas rezistencës në kemioterapi dhe rrezatim, ishte zgjidhja e vetme intervenimi kirurgjik.
Tri ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. / arbresh.info/
Ministrja Haxhiu dhe homologu danez flasin për zbatimin e ma...
FSHF vjen me një reagim qesharak pasi ua ndali biletat Tifoz...
Arsenali po e blindon me kontratë të re Sakan
Mickoski kundërshton Vuçiqin: Askund nuk kam hyrë me kamera
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve, dyshohet se ke...
Roth: Kosova na përket neve dhe Evropa i përket Kosovës