Gjykata Themelore në Gjakovë, të hënën, e ka dënuar me një vit burgim me kusht të akuzuarin për kultivim të bimës së marihuanës, Zymer Tafa.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Shaqir Zika, dënimi me burgim ndaj të akuzuarit Tafa nuk do të ekzekutohet nëse ai brenda periudhës verifikuese prej dy vjetësh nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas gjykatësit Zika, i akuzuari është liruar nga pagesa e shpenzimeve procedurale, për shkak se është përfitues i ndihmës sociale.
Paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur të hënën, pasi që i akuzuari ka deklaruar se nuk din shkrim dhe lexim, gjykatësi Zika ka kontaktuar me Odën e Avokatëve për t’ia siguruar atij një avokat sipas detyrës zyrtare.
Më pas, në seancë ka arritur avokati Hasan Pruthi, i cili më pas u konsultua me të akuzuarin.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramiz Buzhala, i akuzuari Tafa deklaroi se e pranon fajësinë.
“Po, e pranoj fajësinë për lulen në saksi”, deklaroi i akuzuari Tafa.
E avokati i tij mbrojtës, i propozoi gjykatës që ndaj të mbrojturit të tij të shqiptojë një sanksion të butë, pasi që i akuzuari është baba i gjashtë fëmijëve, mbajtës i familjes, i moshës së re dhe se më parë nuk ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e ngritur më 27 shtator 2019, Zymer Tafa po ngarkohet me veprën penale “kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272, paragrafi1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, nga dita e pacaktuar e deri më 14 gusht 2019, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka mbjellë dhe kultivuar bimë narkotike kanabis sativa, e cila sipas raportit të analizës së narkotikëve nga sasia e ekzaminuar ka dalë të jetë 0025 gramë, e llojit marihuanë.
Në aktakuzë thuhet se në ditën kritike rreth orës 13:50, ekipi i hetuesve të DHTN-së, pasi që kanë qenë në vëzhgim të terrenit në atë lagje, rastësisht në ballkonin e shtëpisë së të pandehurit kanë gjetur dhe konfiskuar një saksi, e në të ishte mbjell një bimë kanabisi sativa, në gjatësi mbi 60cm.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...