Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit A.L., nga komuna e Pejës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në njoftimin për media nga Prokuroria bëhet e ditur se, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti kishte kërkuar 40 mijë euro nga vëllai i një të pandehuri që ishte arrestuar më herët për fajde që të ushtronte ndikim në vendimmarrjen e personave zyrtarë, gjyqtarë e prokurorë për ta liruar nga paraburgimi të pandehurin.
“Me datë 17.03.2023, në Prishtinë, i pandehuri A.L., në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar para për vete që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që pas arrestimit të të pandehurit E.S., dhe caktimit të paraburgimit nga ana e gjykatës, është takuar me vëllanë e të pandehurit, prej të cilit ka kërkuar dyzet mijë (40.000) euro para që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtar, gjyqtar e prokurorë për ta liruar nga paraburgimi të pandehurin E.S., cili gjendej në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Fajdeja “ dhe “Shmangia nga tatimi” të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.
Edhe pse ndikimi i supozuar nuk është realizuar, Prokuroria e Ferizajt thotë se me këtë, i pandehuri A.L., do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri A.L., që nga 19 Shkurti, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh për këtë vepër penale./Arbresh.info/
Roth: Kosova na përket neve dhe Evropa i përket Kosovës
Bashkëshortja e Edi Ramës për vdekjen e Haxhi Thaçit: Jam kë...
Kurti dhe Kryetarja e Komunës së Foçës në Izmir flasin për n...
Endrit Thaçi për vdekjen e gjyshit:Në muajt e fundit çdo min...
Spiropali në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin: Falemi...
Fadil Nura: Baci Haxhi iku nga kjo botë me mallin e djalit t...