Kishte hyrë në Vetëvendosje përmes organizatës VoRAE, Kurti ia vazhdon kontratën Arjeta Shalës

16:29 | 21 Dhjetor 2020
L G

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka rënë dakord që Arjeta Shala, e cila kishte hyrë në Sekretariatin e Gruas Aktiviste (SGA) në VV, përmes organizatës VoRAE (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians), të mbetet ende në këtë lëvizje.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Vetëvendosje ka një marrëveshje me këtë organizatë që ua mundëson vajzave nga komunitetet të bëjnë praktikë në sekretariatet e këtij subjekti politik, raporton arbresh.info.

“U mbushën tre muaj që Arjeta Shala ka punuar në Sekretariatin e Gruas Aktiviste (SGA) në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Bashkë me Sekretaren Organizative, znj. Vlora Haxhimehmedi, e takuam dhe u dakorduam që Arjeta të vazhdojë edhe më tutje angazhimin e saj në Lëvizje. Arjeta është 19 vjeç dhe ka mbaruar Shkollën e Mesme “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë në drejtimin Banka dhe Sigurime”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

U mbushën tre muaj që Arjeta Shala ka punuar në Sekretariatin e Gruas Aktiviste (SGA) në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Bashkë me Sekretaren Organizative, znj. Vlora Haxhimehmedi, e takuam dhe u dakorduam që Arjeta të vazhdojë edhe më tutje angazhimin e saj në Lëvizje. Arjeta është 19 vjeç dhe ka mbaruar Shkollën e Mesme “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë në drejtimin Banka dhe Sigurime. Në VETËVENDOSJE! ka ardhur përmes organizatës VoRAE (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians), e cila ka një marrëveshje me ne që ua mundëson vajzave nga komunitetet të bëjnë praktikë në sekretariatet tona. Gjatë kësaj kohe, Arjeta ka takuar gra dhe vajza nga strukturat e Lëvizjes nëpër Qendrat tona në mbarë Kosovën, ka ndihmuar në përpilimin e raporteve mujore të SGA e në organizimin e aktiviteteve të këtij sekretariati.

Të ngjashme