Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
“Sot, rreth orës 15:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre. Gjatë pranimit të një të burgosuri, të njëjtit i është gjetur sasi e dyshuar narkotike, të cilën e kishte fshehur brenda gojës”, njofton SHKK, shkruan arbresh.info.
Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj