Kishte borxh zero euro, KEDS ia shkyç rrymën

22:40 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

Vendi jonë shpesh është ballafaquar me reduktime të rrymës elektrike, të cilat kanë sjellë reagime e pakënaqësi të shumta tek qytetarët, jo vetëm duke lënë në terr, po edhe duke dëmtuar bizneset.

Por, një gjë e pazakontë ka ndodhur me një qytetar nga Prishtina. Ndonëse fatura e tij është 0.00, KEDS ia ka shkyçur energjinë elektrike.

Ai ka treguar se para katër ditësh është barazuar dhe ka paguar të gjithë borxhin, duke kryer obligimin e tij. Ndërsa KEDS ia ka shkyçur energjinë elektrike me arsyetimin se pagesa paraprake ka qenë me vonesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme