Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Ikballe Berisha-Huduti për kryerje të veprave terroriste.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, Ikballe Berisha – Huduti, akuzohet, pasi e cila kishte dal kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimanit dhe kishte bërë thirrje për hakmarrje ndaj Amerikës, raporton arbresh.info.
“E pandehura I.H., më 04.01.2020, përmes rrjetit social “Facebook” në llogarinë në emër të saj, me paramendim dhe me dashje ka postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria Amerikane të Qassem Solejmani, gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi, në atë mënyrë që ka postuar tekstin si në vijim: “Populli Irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralëve të tyre Gjeneral Sulejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhashtë durimin ngase të mbysësh zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...