Dje e (shtunë) nëna nga Prizreni i ka raportuar si të zhdukur tre fëmijët e saj të mitur tre nën moshën 14-vjeçare.
Policia sot ka njoftuar se ata janë gjetur në stacionin e Autobusëve në Prishtinë, shkruan arbresh.info
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se të miturit dyshohet se kanë vjedhur një automjet me të cilin kanë udhëtuar për në Prishtinë.
“Të miturit janë shoqëruar në Prizren dhe në prezencë të prindit janë intervistuar. Gjendja e tyre shëndetësorë është e mirë. Por, të miturit ditën e raportimit si të zhdukur dyshohet se kanë kryer veprën penale vjedhje të automjetit dhe me atë automjet kanë shkuar në Prishtinë tha Gashi.
Sipas Gashit, nëna ka raportuar se tre fëmijët e saj me datën 26 mars 2022 rreth orës 09:00 kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku kanë mundur të shkojnë”, përfundoi Gashi.
Në lidhje me rastin ishin njoftuar hetimet regjionale si dhe Prokurori i Shtetit nga departamenti për Krime të Rënda. / arbresh.info/
lexo edhe:
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...