Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega Podujevë, është shpallë aktgjykimi dhe janë dënuar me burg, dy të akuzuarit që kishin rrahur një polic në pikën kufitare në Merdarë, Driton Xhoxhaj dhe Sylejman Xhoxhaj.
Ndaj të akuzuarit Driton, gjykata ka shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muajsh, dënim ky të cilin ai obligohet ta vuaj brenda afatit prej 15 ditësh që nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, ndaj të akuzuarit Sylejman, gjykata ka shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 muajsh, të cilin po ashtu obligohet ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Të akuzuarit, janë obliguar në pagesën e shpenzimeve procedurale dhe atë, në mënyrë solidare janë obliguar të paguajnë 20 euro për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa veç e veç janë obliguar të paguajnë nga 30 euro për paushallin gjyqësor, si dhe nga 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit.I dëmtuari, zyrtari policor Sadri Shabani ka hequr dorë nga kërkesa pasurore-juridike, ndërsa i dëmtuari Behram Maliqi, zyrtar policor, është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil.
Sipas këtij aktgjykimi, me pëlqimin e të akuzuarve, dënimi i shqiptuar me burg mund të shndërrohet në dënim me gjobë dhe atë për të akuzuarin Driton Xhoxhaj, dënimi prej 6 muajsh, do të shndërrohet në 2500 euro gjobë, ndërkaq, ndaj të akuzuarit Sylejman Xhoxhaj, dënimi prej 2 muajsh, do të shndërrohet në 200 euro gjobë.
Në rast të mospagesës së gjobës, e njëjta do të shndërrohet në burg duke u llogaritur 20 për një ditë.Ky aktgjykim u shpall sot, pasi në gjykimin e datës 27.11.2020 të akuzuarit u deklaruan fajtor për veprën penale që iu ngarkohet sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...