Kirurgu i klinikës Laparaskopike në QKUK, dr. Salih Krasniqi është detyruar t’a lë punën 31 muaj para pensionimit, pasi që Drejtoria e QKUK-së ka vendosur t’ia zgjasë orarin e punës nga 4 në 8 orë, gjë të cilën Krasniqi nuk mund ta përballoi për shkaqe shëndetësore. Por, mjeku thotë se vendimi i QKUK-së është i qëllimshëm, shkruan Gazeta inFokus.
“Për shkak te gjendjes jo te mire shëndetësore para një viti kërkova qe te me mundësohet puna me orar te shkurtuar ne 4 ore te cilën kërkese me pat aprovuar Drejtori i SHSKUK dr. Basri Sejdiu. Çdo gje ishte ne rregull deri para një muaji kur na njoftuan se do te mbyllin Qendrën Laparoskopike ku pata reaguar qe mos te mbyllet kjo Qendër”, ka thënë Krasniqi. Gjithashtu mjeku këtë vendim e cilëson si të padrejtë.
“Deri sa kam qene shendosh kam punuar edhe pa pushime vjetore pa ndërprere deri ne vitin 2002 dhe kam afër 4000 operacione pas lufte”, ka deklaruar ai.
Nga ana tjetër, Zyra e drejtorit të SHSKUK-së, i ka mohuar pretendimet e dr. Salih Krasniqit duke njoftuar se ata vetëm kanë kërkuar respektimin e orarit nga të gjithë mjekët e QKUK-së.
“Menaxhmenti i SHSKUK ka kërkuar respektim të orarit të punës prej 40 orë në javë, 8 orë në ditë për secilin punëtorë që ka kontratë me QKUK-SHSKUK. Secili i punësuar që ka probleme shëndetësore duhet t’i drejtohet komisioneve mjekësore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Drejtorit. Po ashtu, në njoftim thuhet se as Qendra e Laparaskopike nuk do të mbyllet.
“Do ketë investime në secilën sallë operacioni për pasje moderne me laparaskopë dhe aparatura tjera moderne”, thuhet më tej në njoftim.
Kërkesa e Krasniqit është refuzuar para disa ditësh nga ministria, ndërsa vendimi për orarin e zgjatur i është dhënë me datën 30 Tetor.
Njoftimi i plotë i Zyrës së Drejtorit
Zyra e drejtorit të përgjithshëm e SHSKUK, ju njofton se Dr. Krasniqi, nuk është larguar nga puna, e as nuk i është ndërprerë kontrata apo marrëdhënia e punës. Menaxhmenti i SHSKUK ka kërkuar respektim të orarit të punës prej 40 orë në javë, 8 orë në ditë për secilin punëtorë që ka kontratë me QKUK-SHSKUK. Secili i punësuar që ka probleme shëndetësore duhet t’i drejtohet komisioneve mjekësore, e pastaj miratimi merret edhe nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë.
Për informimin tuaj ju bëjmë me dije se Qendra Laparaskopike nuk do mbyllet, përkundrazi për herë të parë nga paslufta është investuar në aparaturë moderne në QKUK dhe klinikat e saja. Poashtu, do ketë investime në secilën sallë operacioni për paisje moderne me laparaskopë dhe aparatura tjera moderne. Vendimi për orar të plotë nuk vlen vetëm për dr. Krasniqin, por për të punësuarit në QKUK.
Me respekt,
Zyra e drejtorit SHSKUK
ZYRTARE: Claudio Ranieri trajneri më i ri i Romës
“Viktimat dhe i dyshuari kishin pasur mosmarrëveshje e...
EKSKLUZIVE/Me pranga në duar, largohet nga gjykata i dyshuar...
Bislimi: Kosova ka dëshmuar progresin e saj përmes indikator...
Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vr...
Dreshaj: Buxheti për vitin 2025 është buxhet i fukarallëkut,...