Për të pestën herë me radhë, FSK vlerësohet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë.
“Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave KIPRED”, para mediave bëri shpalosjen e matjeve të opinionit publik kosovar të periudhës 15 nëntor 2016 deri me 15 shkurt 2017, për institucionet e sigurisë në vend dhe për drejtuesit kryesor të këtyre institucioneve.
Sipas rezultateve të prezantuara edhe këtë radhë, për herë të pestë (5), FSK rezulton se është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë 3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së Haki Demolli është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88.
Sipas publikimit, Forca e Sigurisë së Kosovës besueshmërinë më të lartë, sipas rajoneve e ka nga qytetarët shqiptarë të veriut të vendit, përderisa ka ndryshime të shifrave në përqindje në rajonet tjera, që gjithashtu besueshmëria për FSK-në është e lartë.
“Këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të punës së palodhshme dhe të përkushtuar të të gjithë pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e MFSK-së.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...