Google ADS

Kina vendos sanksione reciproke ndaj zyrtarëve amerikanë

14:06 | 10 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Pekini gjithashtu anulon hyrjen pa viza për diplomatët amerikanë në rajonet e Kinës në Hong Kong dhe Makao.

Kina ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve amerikanë, përfshirë edhe zyrtarë të kongresit dhe organizatat joqeveritare, në përgjigje të sanksioneve të Washingtonit ndaj zyrtarëve kinezë, njoftoi media shtetërore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, përderisa njoftoi sanksionet, tha se sanksionet mbulojnë zyrtarë amerikanë në kongres, përfaqësues të OJQ-ve dhe zyrtarë të tjerë së bashku me anëtarët e familjeve të tyre “që kanë bërë gabime në çështjen e Hong Kongut”, njoftoi “Global Times”.

Qeveria kineze gjithashtu anuloi hyrjen pa viza për diplomatët amerikanë të cilët mbajnë pasaporta të vlefshme në rajonin administrativ special të Kinës në Hong Kong dhe Makao.

Të hënën, Washingtoni vendosi sanksione ndaj 14 individëve, të gjithë nënkryetarë të Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullorë 13 (NPC), për shtypjen e Pekinit në Hong Kong pasi Kina pezulloi në mënyrë efektive ligjvënësit pro-demokracisë nga legjislatura e territorit gjysmë-autonom muajin e kaluar.

Individët dhe familjet e tyre të ngushta gjithashtu u ndaluan të udhëtojnë në SHBA, kurse pronat e tyre që i nënshtrohen juridiksionit amerikan u ngrinë. Individëve amerikanë gjithashtu u ndalohet të kryejnë biznes me ta.

Të mërkurën, Komiteti i Përhershëm i NPC-së gjithashtu dënoi SHBA-të për vendimin e saj dhe i quajti “sanksione brutale dhe të neveritshme” ndaj zyrtarëve të tyre të lartë të legjislaturës, i cili ishte paralajmërimi i nivelit më të lartë për SHBA që nga viti 1999.

“SHBA ndërhyn ashpër në punët e brendshme të Kinës nën pretekstin e çështjeve të Hong Kongut, që është e neveritshme. Ky është një rast tipik i ngacmimit politik dhe standardeve të dyfishta. Ne dënojmë me forcë dhe kundërshtojmë me vendosmëri”, citon e përditshmja shtetërore zëdhënësen Hua Chunying./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme