Njeriu i dytë i misionit kinez pranë Kombeve të Bashkuara, Vu Haitao, ka kundërshtuar iniciativën për reduktimin ose përfundimin e punës së misionit UNMIK në Kosovë.
Ai gjatë fjalimit të tij në Nju Jork, në seancën e KS të OKB-së për raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë, ka kundërshtuar kërkesat për dhënien fund të misionit ndërkombëtar, duke thënë se ai duhet të vazhdojë punën.
Kosova dhe SHBA kanë përsëritur edhe në këtë seancë kërkesën për reduktimin e UNMIK-ut, ose dhënien fund të punës së këtij misioni, pasi që është i panevojshëm, duke u nisur nga fakti se Kosova tashmë është shtet i pavarur.
Ndryshe, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në mbledhjen e sotme të Këshillit të OKB-së ka kërkuar që UNMIK-u të largohet nga Kosova meqë nga 2009-ta ata kanë hargjuar 400 milionë dollar.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...