Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në një intervistë për emisionin “RTK Prime”, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është vlera më e madhe kombëtare dhe ajo nuk mund të njolloset.
“UÇK-ja është vlera më e madhe që tregon se ne shqiptarët luftuam për vetveten, sepse gjithmonë të tjerë na kanë përdorur, prandaj UÇK-ja është edhe simbol i kësaj që shqiptaria për herë të parë bëri diçka për vetveten. Në këtë kontekst ai shqiptar që lejon të njollosët ky simbol i krenarisë, trimërisë dhe lirisë sonë, ai me të vërtet ka probleme të mëdha me veten”, ka deklaruar Mehmeti.
Duke folur për gjykimin ndaj disa prej krerëve të UÇK-së në Hagë, Mehmeti tha se ata atje janë dërguar me tendencë për dëmtuar vlerën e madhe kombëtare. “Përderisa presidenti i Serbisë shëtit nëpër Evropë, i cili publikisht kishte thënë se për vrasjen e një serbi do t’i vrasin 100 myslimanë, nëse ai qenka paqendërtues, atëherë krerët e UÇK-së që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të jenë kriminel, kjo as nuk diskutohet”, deklaroi Mehmeti.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...