“Nuk ka as ‘Islam radikal’ as ‘të moderuar’: ka vetëm fe Islame që të obligon t’i duash gjithë njerëzit e kësaj bote!
Këto janë fjalët e shkrimtarit dhe analistit, Kim Mehmeti i cili përmes një statusi në facebook ka bërë thirrje që të lutemi për viktimat në Vjenë.
Postimi i tij i plotë:
“Nuk ka as ‘Islam radikal’ as ‘të moderuar’: ka vetëm fe Islame që të obligon t’i duash gjithë njerëzit e kësaj bote!
Ka edhe destruktivitet dhe monstruozitet njerëzorë, siç ka edhe mirësi dhe bujari njerëzore!
Dhe ne jemi si të gjithë popujt tjerë: mes nesh nuk mungojnë as individ vrasës, as hajdut, as të pandershëm…, por të cilët assesi nuk mund ta njollosin mirësinë dhe bujarinë shqiptare në përgjithësi, e atë të shqiptarëve të Maqedonisë në veçanti!
Nuk janë në luftë mes veti fetë dhe besimtarët e tyre, por destruktiviteti dhe mirësia njerëzorë!
Dhe gjatë historisë së njerëzimit, kurrë nuk është arritur paqe mes monstruozitetit dhe fisnikërisë njerëzore, por për fat, shenjë njohëse e njerëzimit, ka qenë e do mbetet mirësia!
Me dhembje ndaj viktimave të aktit terrorist në Vjenë dhe me neveri ndaj monstrave që vrasin pafajësinë!” (Kim Mehmeti)/ arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...