Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadoren e Turqisë, znj. Kivilim Kiliç.
Në këtë takim, ambasadorja turke i uroi ministrit Sefaj pranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme, ku me këtë rast u njoftua për aktivitet e proceset e përgjithshme nëpër të cilat po kalon MPB-ja.
Ministri Sefaj vlerësoi lartë përkrahjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës, në avancimin e mëtejmë të institucione të sigurisë në Kosovë.
Ndërsa, ambasadorja turke, znj Kiliç konfirmoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të vazhdojë edhe më tutje dhe se Turqia do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha aspektet./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë