Kievi goditet nga një sulm i ri masiv nga dronët e Rusisë

09:37 | 28 Maj 2023
A Z

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm ajror rus gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, sipas zyrtarëve të Kievit.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, raportoi përmes Telegramit se më shumë se 20 dronë kamikaze pa pilot ishin rrëzuar dhe se një valë e re e UAV-ve të tilla po i afrohej Kievit.

Më herët, Klitschko foli për “shpërthime në Kiev” në orët e para të ditës së sotme, duke shtuar se “informacioni është duke u sqaruar” dhe “mbrojtja ajrore po rrëzon objektivat” në hapësirën ajrore të kryeqytetit ukrainas.

Gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters raportuan se kishin dëgjuar disa shpërthime në Kiev pasi u ngrit një alarm në kryeqytetin ukrainas dhe disa pjesë të tjera të vendit në pritje të një sulmi të ri ajror rus./abcnews.al

 

Të ngjashme