Sot në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë u nënshkrua Marrëveshja e Partneritetit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Shoqatës Profesionale të Informaticientëve të Kosovës (SHPIK) në bashkëpunim me Shoqatën Austriake të Kompjuterëve, me mbështetje financiare nga Agjensionin Austriak për Zhvillim (ADC).
Marrëveshja do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve për zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe promovimin e Kosovës si destinacion për ‘ICT Outsourcing’ dhe për transferimin më të lehtë të njohurive në fushën e ndërmarrësisë, inovacionit dhe TIK-ut, nga Austria dhe vendet e BE-së në Republikën e Kosovës.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i mirëpriti me nderime të larta Deputetin e Parlamentit Evropian, LukasMandl, Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, ChristophWeidinger dhe përfaqësuesit e tjerë austriak të sektorit të inovacionit dhe teknologjisë informative.
Ministrja Hajdari theksoi se për inovacion dhe zhvillim digjital, Kosova ka potencial të madh rininë tonë, ndërsa shprehi kënaqësinë që gjeneratat tona të reja, me ritëm të përshpejtuar po e përqafojnë realitetin e transformimit, duke u orientuar drejt mësimit të përdorimit të teknologjive të reja, për një të ardhme të ndritshme për qytetarët e Republikës sonë dhe kudo në botë.
Ajo përmendi potencialin e resurseve njerëzore me mbi 70% te popullatës nën moshën 35 vjeçare me aftësi digjitale dhe numrin e madh të bizneseve vendore të fushës TIK me ofrim të suksesshëm të shërbimeve në tregjet e huaja.
Me këtë ajo konfirmoi deklaratën e Deputetit të Parlamentit Evropian, Lukas Mandli cili gjatë Samitit të 5-të Digjital të Ballkanit Perëndimor, u shpreh për inovacionin e shkëlqyeshëm digjital në Kosovë, si pjesë e thënies së tij ‘ Ballkani Perëndimor si SiliconValley i Evropës’.
Gjersa Ministrja rikujtoi mbështetjen afatgjate të Austrisë, në veçanti në sektorin e arsimit edhe në kohët tona të vështira përgjatë historisë, Ambasadori Weidinger në vazhdim me fjalën e tij, konfirmoi miqësinë afatgjate në mes Kosovës dhe Austrisë, me përkrahje të vazhdueshme austriake në edukimin e lartë dhe arsimin profesional, zhvillimin e sektorit privat, qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës.
Ndërsa Deputeti i Parlamentit Evropian Lukas Mandl u shpreh i lumtur me zhvillimet në Kosovë dhe la porosinë që të besojmë në vizionin për të ardhmen e ndritur të Kosovës, duke theksuar përparësitë konkurruese dhe përcjelljen e mesazhit për mundësitë përpara, për më shumë vizita dhe investime në Kosovë.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Partneritetit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Shoqatës Profesionale të Informaticientëve të Kosovës (SHPIK) do të rrisë konkurrueshmërinë dhe zhvillimin më të hovshëm të inovacionit dhe ndërmarrësisë në sektorin TIK.
SHPIK dhe Shoqata Austriake e Kompjuterëve me projektin ‘’StrategicalAlliance Project forStrengtheningof ICT SkillsandSector in Kosova” me financim nga ADC dhe në partneritet me MINT, kanë për qëllim zhvillimin e aftësive digjitale, promovimin e Kosovës si destinacionnear/offshoring i TIK-ut, rrjetëzimin brenda vendit dhe me anëtarët e asociacioneve ndërkombëtare të TIK-ut, promovimin e aftësive të ndërmarrësisë, mbështetjen e bizneseve fillestare, lehtësimin e investimeve të huaja direkte në fushën e TIK-ut si dhe transferimin e njohurive./arbresh.info/
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë