Këshilli i Evropës nëpërmjet disa sesioneve ka trajnuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës për përdorimin dhe zbatimin e mekanizmit të mbrojtjes së sinjalizimit.
“Projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë” i Këshillit të Evropës po mbështet Policinë e Kosovës në zbatimin e një sistemi gjithëpërfshirës të mbrojtjes së sinjalizuesve brenda institucionit.
Në këtë aspekt, mbi 200 policë dhe punonjës të policisë morën pjesë në disa sesione informuese të mbajtura në qytete të ndryshme të Kosovës nga data 18 deri më 22 korrik 2022.
“Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i një kuptimi më të mirë të legjislacionit dhe procedurave për mbrojtjen e sinjalizuesve”, thuhet në njoftimin e KiE-së.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira, duke përfshirë rastet historike të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Për më tepër, u dha dhe u diskutua një udhëzim hap pas hapi për t’u bërë një sinjalizues.
Mes tjerash, gjatë sesioneve, pjesëmarrësit diskutuan rëndësinë e zbulimit, si një nga mjetet kryesore në identifikimin e keqbërjeve të policisë dhe rritjen e besimit të publikut në polici si rezultat i trajtimit efektiv të zbulimeve.
Në vazhdim të miratimit të fundit të Rregullores për përcaktimin e procedurës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit nga Qeveria e Kosovës,
Projekti po mbështet funksionalizimin e mekanizmit të sinjalizimit në Policinë e Kosovës përmes zhvillimit të Procedurave Standarde Operative për Denoncimin dhe aktivitete shtesë për zhvillimin e kapaciteteve./arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...