Këshilli i Investitorëve Europianë (KIE) ka organizuar Asamblenë e Katërt të Përgjithshme, në të cilën ka anëtarësuar edhe pesë anëtarë të rinj, biznese dhe korporata të reja me kapital europian, të cilat operojnë në Kosovë.
KIE aktualisht përbëhet nga 25 investitorë europian, që punësojnë direkt më shume se 8000 kosovarë me kontrata të rregullta apo si kontraktues të shërbimeve dhe produkteve të tyre.
Qarkullimi aktual i anëtarëve të KIE është mbi 500 milionë euro, ndërsa investimet e anëtarëve të KIE në Kosovë deri më tani arrijnë shumën e mbi 1 miliard eurove.
Ceremonia u hap nga presidenti i Bordit të KIE, Robert Erzin, i cili në një fjalë rasti tha se që nga viti 2014, Këshilli i Investitorëve Europianë është bërë shoqata më e rëndësishme e biznesit, e cila përfaqëson fuqishëm interesat e investitorëve europianë, duke arritur që të krijojë kanale të fuqishme të bashkëpunimit dhe komunikimit me Zyrën e BE-së në Kosovë, Qeverinë e Kosovës, si dhe të ndikojë në politikat publike dhe të jetë zëri kryesor i bizneseve europiane në Kosovë.
“Krijimi i një platforme të tillë me ndikim zakonisht merr kohë, por që KIE me dialogun e investimeve dhe duke qenë anëtar në shumë platforma të afarizmit dhe pjesëmarrëse në komisione qeveritare në baza të rregullta ka arritur që të luaj rol të rëndësishëm në këtë sferë”, tha Erzin.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e konsideroi të rëndësishëm anëtarësimin e anëtarëve të rinj në KIE, duke thënë që ndikimi i investimeve është tejet i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Tutje, Apostolova tha se “ Dua t’i komplimentoj të gjithë anëtarët e Këshillit të Investitorëve Europianë që e kanë mbajtur Këshillin si shtyllë për ekonominë e Kosovës, ndikimi i investimeve është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, është zëri dhe adresa për investitorët ekzistues dhe ata të rinj.”
“MSA-ja është shtyllë tjetër e rëndësishme që lidh BE-në me Kosovën në shumë sektorë dhe në të drejtat në tregti dhe në eksport. MSA është një testament për përkushtimin në agjendën europiane. Dje, BE ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin dhe përkushtimin e saj për reforma ekonomike në Kosovë, të cilat nëse aplikohen në mënyrë të duhur ato do të kenë ndikim të madh në ekonominë e Kosovës”, theksoi Apostolova.
Gjatë ceremonisë si formë vlerësimi të anëtarësimit, u shpërndan cCertifikata të anëtarësimit për bizneset vijuese: SIGAL UNIQA Group Austria, Porsche Kosova, Deloitte Kosova, BpB- Banka për Biznes dhe Asseco SEE.
Mal Berisha, drejtor ekzekutiv i SIGAL UNIQA Group Austria tha se është i kënaqur që është pjesë e KIE-së. “Kur kam filluar si drejtor i një nga kompanive më të mira të sigurimit, unë kam menduar që do të jem i përfshirë vetëm në çështje të sigurimeve, mirëpo tani falë KIE-së, përveç titullit drejtor ekzekutiv i SIGAL UNIQA Group Austria, unë jam i angazhuar edhe si anëtarë i Bordit të KIE-së ku jam i involuar në çështje të ndryshme.”
Edhe anëtarët e tjerë të rinj të KIE-së kanë thënë që është privilegj të jenë pjesë e këtij Këshilli.
kësaj ngjarje, KIE ka dëshmuar seriozitetin dhe vendosmërinë për ofrimin e shërbimeve cilësore për investitorët në eliminim e barrierave kryesore dhe krijimin e një mjedisi më të mirë të të bërit biznes në Kosovë, si dhe që është përfaqësuesi kryesor në Kosovë për investitorët e huaj.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...