Nuk ka vendim zyrtar për caktimin e avokatëve për tre policët të cilët u rrëmbyen dhunshëm nga xhandarmëria e Serbisë, brenda territorit të Kosovës.
Kështu bëri të ditur për rtv dukagjinin, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, i cili tha se sigurimi i avokatëve ka qenë vetëm ide, dhe se për një gjë të tillë nuk ka asnjë vendim.
“Jo, vetëm një ide ka qenë.. nuk është zyrtare nuk ka vendim, është një ide”, ka thënë ai.
Në media u raportua se sekretari i përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euroatlantike, Boban, Bogdanoviq, ka deklaruar se është caktuar një avokat për tre policët e rrëmbyer dje nga njësitet speciale serbe.
Por kjo është mohuar nga ministri Rashiq.
Vendndodhja e tre zyrtarëve policorë të Kosovës dhe gjendja e tyre ende nuk dihet zyrtarisht, teksa më herët gjatë ditës emisari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, tha se në lidhje me këtë çështje është në kontakt me Serbinë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...